AKTUALITET, 30 Maj 2021, 22:41

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Soreca: Kushtet janë përmbushur!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca thotë se kushtet e vendosura për integrimin e Shqipërisë janë përmbushur dhe ka ardhur koha për ta bërë atë hap.

“Evropa është këtu dhe këtu është Evropë! Tani po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit. Kushtet janë vendosur dhe janë përmbushur. Ka ardhur koha për ta bërë atë hap”, tha Soreca.

Kujtojmë që Shqipëria është në pritje të një datë për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.