TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja e Bolivisë, Jeanine Anez Chaves, është infektuar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije vetë presidentja përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se është infektuar me Covid-19.
“Unë kamë rezultuar pozitiv në testin për Covid19, jam mirë, do të punoj nga izolimi në shtëpi. Së bashku, le ta kalojmë këtë situatë.”, ka shkruar ajo.
Deri më tani në të gjithë territorin e Bolivisë janë infektuar 44.113 veta, ku 1129 prej tyre janë konfirmuar në 24 orët e fundit. Ndërsa raportohet se kanë vdekur në total 1.638 pacientë me Covid-19 që prej fillimit të shpërthimit të Covid-19.
Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 12,404,709 persona. Ndërkohë 557,743 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,235,445 qytetarë.