AKTUALITET, 10 Korrik 2020, 14:57

Basha: Sot Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit

Basha: Sot Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për mediat, duke iu përgjigjur deklaratave të Edi Ramës se kërkon të hapë listat e të pengojë koalicionet parazgjedhore.

Basha u shpreh se, me deklaratat e sotme, Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit.

'Edi Rama sot ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit në të cilën u investuan forcat politike dhe me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.

Në këtë marrëveshje qendrore ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore dhe do të plotësonte një kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ne si opozitë kemi bërë gjithçka për të arritur një marrëveshje', tha Basha.