TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, ka bërë sot një deklaratë bombë, ku ka rrëfyer ofertën, që i ka ardhur nga Kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një ndërmjetësi të tij.
Basha tha, se Edi Rama i ka kërkuar me ndërmjetësin, që kreu i PD-së të bëhet Kryeministër, ndërsa Rama të bëhet President i vendit.
Sipas Bashës, në këmbim të kësaj oferte, Rama kërkoi që të hiqen koalicionet parazgjedhore.
“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit.
Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë”, tha Basha.
Kjo deklaratë e fortë e Lulzim Bashës, vjen në kohën kur mazhoranca po flirton me idenë e heqjes së koalicioneve parazgjedhore.