AKTUALITET, 20 Janar 2021, 12:23

Infektohet me koronavirus ministri portugez, izolohet në shtëpi

Infektohet me koronavirus ministri portugez, izolohet në shtëpi

Ministri portugez i Ekonomisë Pedro Siza Vieira ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është izoluar, njoftoi zyra e tij të martën.

Ai ishte në karantinë në shtëpi që nga e shtuna si një masë paraprake pasi Ministri i Financave Joao Leao u testua pozitiv pas një takimi me zyrtarë të lartë të BE.

Siza Vieira dhe Kryeministri Antonio Costa ishin gjithashtu në atë takim.

Siza Vieira ishte ministri i tretë që u diagnostikua me koronavirus gjatë javës së kaluar. Portugalia, aktualisht raporton mesataren më të lartë të rasteve të reja për frymë në të gjithë botën sipas të dhënave nga Universiteti i Oksfordit.