AKTUALITET, 20 Janar 2021, 09:34

Serbia shteti i parë në Europë që përdor vaksinën kineze kundër COVID-19

Serbia shteti i parë në Europë që përdor vaksinën

Serbia është kthyer në vendin e parë të Evropës, që ka nisur fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm.

Zyrtarë shëndetësorë dhe qindra ushtarë pa uniforma kanë pritur në rend për të marrë dozën e parë të kësaj vaksine në Beograd.

“Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale. Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, ka thënë se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar me vaksinën kineze.

Vaksina e kompanisë Sinopharm është kthyer në burim të polemikave në shtetet perëndimore.