AKTUALITET, 20 Janar 2021, 10:13

Pezullohet mësimi në një shkollë në Mirditë, nuk ka ngrohje për të përballuar të ftohtin

Pezullohet mësimi në një shkollë në Mirditë, nuk

Për shkak të temperaturave të ulëta të motit, mësimi në shkollën e mesme “Ndrec Ndue Gjoka” në Fan të Mirditës është pezulluar.

Mësimi është pezulluar nga e hëna, datë 18 janar për shkak të temperaturave nën zero.

Drejtoria e shkollës ka vendosur të pezullojë mësimin për shkak të mungesës së ngrohjes në këto ambiente.