AKTUALITET, 20 Janar 2021, 10:52

Ushtaraku shqiptar humbi jetën në Afganistan, Ministria e Mbrotjes jep detaje

Ushtaraku shqiptar humbi jetën në Afganistan, Ministria e Mbrotjes jep

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë dhënë detaje për vdekjen e ushtarakut shqiptarë në Afganistan.

Në një deklaratë zyrtare ministrja njofton se ushtaraku me inicialet XH. J. Ka ndërruar jetë dje në orën 22:40 ora lokale në Afganistan.

Më tej ministria shton se po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.