TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Evakuohen nxënësit në një shkollë jo publike në Don Bosko. Shkak është bërë rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes.
Katër prej tyre kanë pasur marrje mendsh dhe janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Policia bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e uniformave blu të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.
“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës”, njofton policia.