AKTUALITET, 10 Tetor 2020, 12:18

Infektohet me koronavirus kryebashkiaku i Librazhdit

Infektohet me koronavirus kryebashkiaku i Librazhdit


Ditën e sotme, kryebashkiaku i Librazhdit ka dalë pozitivë me koronavirus.

I kontaktuar nga "Abc News", Kastriot Gurra ka konfirmuar se tamponi e ka nxjerrë pozitivë për koronavirusin.

Më tej kryebashkiaku i Librazhdit ka treguar se është mirë me shëndet dhe se simptomat i ka të lehta.

Gurra është nën kujdesin e mjekëve, deri në përmirësimin e plotë të gjendjes shëndetësore do të qëndrojë i izoluar në banesën e tij.