AKTUALITET, 10 Tetor 2020, 10:30

Zgjedhjet në PD, në Tiranë 140 emra në garë, Basha votoi sot në këtë degë

Zgjedhjet në PD, në Tiranë 140 emra në garë, Basha


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka votuar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00, në zyrat e degës nr.8, përballë me gjimnazin Partizani.

Lista e plotë e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike që do t’i nënshtrohet votimit nga anëtarësia e partisë në atë që quhet faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë është bërë publike ditën e djeshme.

Në listën e gjatë me 140 emra të PD-së për qarkun e Tiranës spikasin emra të njohur dhe me kontribute të veçanta në jetën publike të vendit.

Në këtë listë spikasin edhe emra nga bota e artit, si Klodiana Shala, Julian Deda, Robert Budina apo Taulanda Jupi si dhe sportistët si Andi Lila në Kavajë, Gent Muça në Tiranë, por edhe Artan Pogoni.