TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oriola Pampuri, ish-deputetja e PD-së, i është drejtuar me një letër të hapur, Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, pas shfaqjes së tij pompoze dje në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Pampurit i është drejtuar me "Mbreti lakuriq", kryeministrit që kërkoi mandatin e tretë dhe më pas i ka drejtuar gishtin me "ti", për të gjitha ato që ka bërë dhe ka zhbërë gjatë mandatit të tij.
POSTIMI:
"Mbreti lakuriq" beri 2 ore show në amfitetarin e liqenit artificial, duke perçmuar e mashtruar cdo shqiptar, duke i marrë për budallenj. Edi Rama kërkoi nga shqiptarët një mandat të tretë! Turp dhe faqe e zeze!
Këtë që ti Edi Rama i ke bërë Shqipërisë në këto 8 vite as armiqtë nuk do t’ia bënin.
Ti kërkon një mandat të tretë, që nuk shtrove asnjë rrugë për 8 vite!
Ti kërkon një mandat të tretë kur erdhe me premtimin se do të hapje 300.000 vende pune dhe je vnedi I dytë në botë për nga numri I popullsisë për azilkërkues!
Ti kërkon një mandat të tretë kur në 8 vite nuk rrite dot as 10 % rrogat dhe pensionet!
Ti kërkon një mandat të tretë sepse e çove Shqipërinë hapa prapa dhe bllokove hapjen e negociatave dhe integrimin Europian të Shqipërisë, duke I cënuar shqiptarëve ëndrrën për t'u bërë pjesë e familjes së madhe europiane!
Ti kërkon një mandat të tretë me dosjen 184 dhe 339, ku përfshive deputetë, ministra e cuna problematikë, për të blerë e tjetërsuar votën!
Ti kërkon një mandat të tretë sepse gënjeve për shëndetësinë falas, dhe këtë premtim e tjetërsove duke e shkatërruar sistemin shëndetësor, duke përzënë mjekët nga Shqipëria, e duke ia dhuruar paratë oligarkëve miqve të tu!
Ti kërkon një mandat të tretë sepse cove drejt flimentimit thuajse 80% të bizneseve!
Ti kërkon një mandat të tretë për të vijuar mbjelljet dhe korrjet e hashashit në të gjithë Shqipërinë.
Ti Edi Rama e kishe mundësinë, të cilën në mandatin e parë e përftove mbi premtime të pambajtura, kurse në të dytin e bleve me ndihmën e çunave problematikë, dhe në këto 8 vite e shkatërrove Shqipërinë dhe shqiptarët bashke.
Ti sot ishe personazhi i mbretit lakuriq, i cili u promovoi shqiptarëve atë që nuk ekziston, i cili u tall me shqiptarët.
Më 25 Prill 2021, ti do të ikësh me votë masive kundër nga shumica e shqiptarëve, duke lënë pas neveri dhe përçmim ndaj një figure që mori drejtimin e vendit dhe nuk punoi për asnjë çast për të.