TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama lidhur me garën e zhvilluar brenda kësaj partie për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Pasi hodhi votën në degën nr.8 në kryeqytet, Basha tha për gazetarët që nuk mund të presë përgëzime nga një person q edhe mbledhjen e një ditë më parë të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke u shprehur së nuk organizon zgjedhje në PS dhe refuzon tu bindet rregullave të garës.
Me ironi ai komentoie u mbajtën tre orë fjalim për të justifikuar mbajtjen në Kryesi të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
"Mos prisni ju që ai të lavdërojë një proces demokratik. Për 22 vite karriera e tij është ngritur mbi parime antidemokratike, për 22 vite refuzon tu bindet rregullave të garës. Nuk organizon gara në PS, i ka harruar zgjedhjet.
Dje u zhvillua një aktivitet dhe një fjalim tre orësh vetëm për të justifikuar mbajtjen në Kryesi të njerëzve që janë në listën e DASH, si Vangjush Dako. Mos më kërkoni mua të krahasoj të paprahasueshmen.Kjo është një ditë me diell jo thjesht për qytetarët dhe klimën e kësaj të shtune, por një ditë me diell për atë që po vjen, një parathënie për atë që do të vijë pas 25 prillit,"-deklaroi Basha.
Procesin e zgjedhjeve në PD, Basha e cilësoi si një festë demokracie brenda partisë, por beteja e vërtetë, shtoi ai, janë zgjedhjet e 25 prillit.
"Ushtrova të drejtën time si anëtar në një proces që bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe rajon, vota e anëtarësisë që vendos për përfaqësuesit politik të PD.
Procesi kulmon dhe përfundon sot në Tiranë. Shqiptarët duan dhe presin ndryshim dhe ndryshimi vjen nga vota.Është një festë demokracie brenda PD, beteja e vërtetë na pret.
Shefi i demokratëve nuk i ka shpëtuar edhe pyetjes mbi skualifikimin e Klevis Balliut nga lista e kandidatëve në Pogradec",-u shpreh Basha.
"Është një proces në të cilin vendos anëtarësia, mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë tjetër.
Ky nuk është një proces ku ka të përjashtuar, është një proces që nuk ka të humbur.
Një numër i madh prej të propozuarve nuk janë të skualifikuar, nuk janë të humbur por janë pjesë e burimeve njerëzore të PD për të drejtuar nesër qeverisjen e vendit",-tha kryetari i PD.