AKTUALITET, 15 Nëntor 2020, 19:58

Liga e Kombeve/ Kuqezinjtë triumfojnë 3-1 ndaj Kazakistanit

Liga e Kombeve/ Kuqezinjtë triumfojnë 3-1 ndaj Kazakistanit

Shqipëria është ende në garë për vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë e Edi Reja fituan me lehtësi 3-1 ndaj Kazakistanit në “Air Albania Stadium”, e dyta në pesë ndeshje pas asaj me Lituaninë (0-1) në transfertë.

Pas disa aksioneve shumë të mira, rasti i parë i vërtet u shënua në minutën e 9-të, me Manaj, i cili provoi me kokë pas një krosimi të Hysajt nga krahu i djathtë. Goli nuk do të vononte, pasi në të 16-ën, Solok Cikalleshi është në vendin e duhur për të shfrytëzuar asistin e vlonjatet Memushaj. Kombëtarja jonë luan me një ritëm shumë të lart, teksa shtatë minuta më pas arrin që të gjejë një tjetër gol. Mbrojtësi Ismajli shfrytëzoi më së miri një përgjumje të kazakëve për ta dërguar në rrjetë në minutën e 23-të.

Në momentin që futbollistët tanë po festonin golin e dytë, miqtë përfitojnë nga një dalje shumë e gabuar e Etrit Berishës. Abat Aymbetov lëshoi një goditje nga mesi i fushës duke e dërguar në rrjetën e portierit që luan te SPAL në Itali.

Goli i tretë nuk do të vononte shumë, teksa në minutën e 62-të, Abrashi pas një këmbëngulje ë gjatë arrin që të fitojë një penallti. Nga pika e bardhë, Rey Manaj nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetë.

Shqipëria me këtë fitore ngjitet në kuotën e 8 pikëve, dy më pak se Bjellorusia, që do të jetë edhe rivali në sfidën e fundit që do të luhet të mërkurën.


Shqipëri ?? 3-1 ?? Kazakistan

⚽️ Cikalleshi '16

⚽️ Ismajli '23

⚽️ Manaj (p) '61

---

⚽️Abat Aymbetov '24

 

------------------------------------------------------------------

STATISTIKA

--- NDESHJET ---

? KOMBËTARJA - Ndeshja ndaj Kazakistanit ishte e 345-ta e Shqipërisë: 88 fitore, 72 barazime dhe 185 humbje. Goleverazhi 317:538.

? TRAJNERI - Kjo ishte 14-ta në drejtimin e italianit Edi Reja me Kuqezinjtë (6 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje).

? BILANCI- Bilanci i ndeshjeve me Kazakistanin: 4 takime, 3 fitore Shqipëria dhe 1 barazim. 2 takime për El. Botërori 2006 dhe 2 për Ligën e Kombeve.

---------------------------------------------------------------

--- GOLAT ---

⚽️- Shqipëria ka shënuar 6 gola ndaj Kazakistanit, në 4 ndeshje deri tani, përfshirë dhe ndeshjen e sotme. Ka pësuar vetëm 2.

⚽️- Për sulmuesin Sokol Cikalleshi goli i sotëm ndaj Kazakistanit ishte i 8-të i tij në 36 ndeshje. Nga 8 gola me Kombëtaren kanë shënuar edhe Adrian Aliaj dhe Bekim Balaj.

⚽️- Mbrojtësi Adrian Ismaili shënoi golin e tij të parë në 13 ndeshje me Kombëtaren.

⚽️- Sulmuesi Rey Manaj shënoi golin e tij të 4-t në 19 ndeshje me Kuqezinjtë. 4 gola kanë shënuar Pal Mirashi, Panajot Pano, Edvin Murati dhe Edgar Çani.

⚽️- Një gol ka shënuar ndaj Kazakistanit edhe Alban Bushi në fitoren 1-0 në Almaty (13 tetor 2004).

⚽️- Nga një gol kanë Florian Myrtaj dhe Erion Bogdani në fitoren 2-1 (3 shtator 2005).