TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bangladeshi ka nënshkruar marrëveshje me Mianmarin për rikthimin e qindra-mijëra myslimanëve Rohingya, të cilët kanë ikur nga dhuna e ushtrisë në shtetin Rakhine në gusht të këtij viti.
Detaje të marrëveshjes që është nënshkruar në kryeqytetin e Mianmarit, Naj Pi Tau, nuk janë bërë të ditura.
Bangladeshi ka thënë se ajo është “hapi i parë”, ndërsa Mianmari ka thënë se është i gatshëm t’i pranojë Rohingyat “sa më parë që të jetë e mundur” raporton BBC.
Agjencitë e ndihmës kanë shprehur shqetësim për rikthimin e detyrueshëm të Rohinya-ve nëse siguria e tyre nuk garantohet.
Myslimanët Rohingya janë një pakicë pa shtet, e cila për kohë të gjatë është përballur me përndjekje nga Mianmari, i njohur po ashtu si Birmani.
Mbi 400,000 Rohingya kanë ikur në Bangladesh qëkur ka shpërthyer dhuna në fund të gushtit.
Të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka thënë se veprimi i Qeverisë së Birmanisë kundër pakicës Rohingya përbën "spastrim etnik".
Deklarata e tij është komenti më i fuqishëm i Uashingtonit mbi dhunën në Birmani.
"Pas një analize të kujdesshme dhe të plotë të fakteve në dispozicion, është e qartë se situata në Rakhine përbën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya", tha Tillerson.