TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koreja e Veriut ka zëvendësuar rojet dhe ka forcuar pjesën e kufirit të saj, ku një ushtar 20 vjeçar u largua duke kaluar për në Korenë e Jugut, javën e kaluar.
Sipas mediave të huaja, dezertori i Koresë së Veriut u qëllua dhe u plagos nga ushtarët e tjerë, ndërsa ai po largohej në drejtim të Koresë së Jugut, përkatësisht në Zonën e Përbashkët të Sigurisë (JSA), mes dy shteteve .
Fotografitë e mediave të huaja nga kjo zonë tregojnë ushtarë të Koresë së Veriut po hapin llogore në zonën ku ushtari kishte kaluar kufirin.
Fotot u morën nga një grup diplomatësh të lartë të vendosur në Seul duke vizituar zonën të mërkurën në mëngjes.
Sipas një zyrtari të inteligjencës të cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut, Veriu ka zëvendësuar 35-40 ushtarët të cilët ishin duke ruajtur zonën, në kohën e incidentit.
Bëhet e ditur se dezertuesi u qëllua së paku pesë herë me plumba dhe u transportua në një spital ku ai iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Ai tani është jashtë rrezikut për jetën.
[gallery columns="1" ids="24967,24968,24969,24970,24971"]