TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk Erdogan do të bëjë një vizitë zyrtare në Greqi, duke shënuar të parën vizitë të një presidenti turk pas 65 viteve në këtë shtet, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve turke Anadolu Agency.
“Presidenti ynë do të jetë i pari president turk që do të vizitojë Greqinë pas një ndërprerje 65-vjeçare. Besoj se kjo vizitë do të ketë rezultate domethënëse”, u shpreh sot zëvendëskryeministri Hakan Cavusoglu cituar nga AA.
Data e vizitës së Erdogan nuk bëhet ende e ditur.
Erdogan ka vizituar edhe më parë Athinën në kohën kur mbante postin e kryeministrit, një funksion që mbajti mes 2003 dhe 2014.
Vizita e planifikuar regjistrohet në vazhdimësinë e takimeve të tjera të nivelit të lartë mes dy shteteve në muajt e fundit.