BOTA, 24 Nëntor 2017, 14:35

Egjipt, 115 persona të vdekur nga një sulm me bombë në xhami

Militantët islamikë kanë hedhur një bombë dhe kanë sulmuar me armë një xhami në provincën Veri-Sinai të Egjiptit, duke vrarë 115 persona, raporton BBC.

Dëshmitarët i thanë mediave egjiptiane se sulmi ndodhi në qytetin e Bir al-Abed pranë al-Arish gjatë lutjeve të së premtes.

map

Egjipti po lufton një kryengritje islamike në rajon, e cila është intensifikuar që nga viti 2013.

Më shumë se 100 persona janë  plagosën gjithashtu në sulm, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Sulmuesit kanë përdorur armë zjarri dhe bomba, transmeton agjencia shtetërore e Egjiptit, MENA, duke cituar burime zyrtare.