TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat greke e quajnë një episod të paprecedente dhe provokim incidentin me anijen turke në Egje, që përplasi atë greke.
Sipas “Protothema”, pas incidentit, menjëherë në orën 5 të mëngjesit të së premtes, ka pasur një telefonatë urgjente nga Ministri i Mbrojtjes greke, Panos Kammenos, i cili informoi Kryeministrin grek Aleksis Cipras, Ministrin e Jashtëm dhe opozitën.
Ai gjithashtu tha se janë marrë të gjitha masat për vendosjen e sanksioneve penale dhe civile sipas ligjit ndërkombëtar detar.
Shtabi i Përgjithshëm i Marinës njofton se “në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 4 maj 2018, një anije tregtare KARMATE, me flamur të Turqisë, iu afrua dhe u përplas me anijen greke ARMATOLOS në rajonin detar në juglindje të Lesvos”, shkruan “Panorama”.
Incident në det mes Turqisë e Greqisë, anija turke përplas atë greke
Tjeter incident ne det mes Turqise dhe Greqise. Mediat greke raportojne se një anije tregtare me flamur turk u përplas me marinën helene pranë brigjeve të ishullit lindor të Egjeut në Lesvos, në orët e para te se premtes.
Incidenti ndodhi pasi anija greke Armatolos ishte në patrullë brenda ujrave grekë, sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i marinës, i cili tha se anija Karmata me flamur turk po shkelte rregullat e sigurise detare dhe iu afrua shume anijes greke, dhe e perplasi ate.
Ajo nuk iu pergjigj thirrjes me radio nga anija greke dhe kjo coi ne perplasje mes tyre, per fat pa demtuar pjesetare te ekuipazhit.
Patrulla e Armatolos ishte pjesë e një ushtrimi aleat për kontrollin e flukseve të migrantëve në Egje. Anija greke vazhdoi rrugën pas incidentit pasi nuk kishte pesuar lëndime apo dëmtime.
