BALLKAN, 13 Prill 2018, 15:36

Emërohet ministri i ri i Brendshëm, kryeministri nxjerr njoftimin në FB

Emërohet ministri i ri i Brendshëm, kryeministri nxjerr njoftimin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka emëruar Bejtush Gashi si ministër të Punëve të Brendshme të Kosovës. Emërimi i tij vjen pas pas lirimit nga detyra të ish-ministri Flamur Sefaj për shkak të deportimit të gjashtë “gylenistëve” nga Kosova.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social Facebook, të kryeministrit Haradinaj.

Statusi i plotë:

“Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin. Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”.

Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë.