BALLKAN, 25 Prill 2018, 09:57

Rriten tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë, çfarë po ndodh në Ballkan?

Rriten tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë, çfarë po ndodh

Serbia dhe Kroacia kanë tensionuar marrëdhëniet, pas incidentit që ndodhi gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd. Përdhosja e flamurit kroat nga lideri i radikalve serb ka tensionuar mardhëniet mes dy shteteve.

Serbia kësaj radhe, sipas tabloidit Alo, është duke shqyrtuar ndalimin e hyrjes në vend për kryeministrin Andrej Plenkoviq, ministrin e Mbrojtjes, Tomo Medved dhe deputetin kroat, Miro Bul.

Gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd, kryeradikali serb, Voisllav Sheshel, përdhosi flamurin e shtetit fqinj dhe shau zyrtarët nga Kroacia.

Kjo bëri që delegacioni kroat të ndërpresë urgjentisht vizitën dhe të kthehej në Zagreb, duke e quajtur veprimin e palës serbe si provokues.

Ndërkohë që Zagrebi zyrtar i ka ndaluar hyrjen në Kroaci ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, Beogradi zyrtar është duke përgatitur emrat e zyrtarëve kroatë, të cilëve do t’iu ndalohet hyrja në Serbi si masë reciproke.