TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjeter incident ne det mes Turqise dhe Greqise. Mediat greke raportojne se një anije tregtare me flamur turk u përplas me marinën helene pranë brigjeve të ishullit lindor të Egjeut në Lesvos, në orët e para te se premtes.
Incidenti ndodhi pasi anija greke Armatolos ishte në patrullë brenda ujrave grekë, sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i marinës, i cili tha se anija Karmata me flamur turk po shkelte rregullat e sigurise detare dhe iu afrua shume anijes greke, dhe e perplasi ate.
Ajo nuk iu pergjigj thirrjes me radio nga anija greke dhe kjo coi ne perplasje mes tyre, per fat pa demtuar pjesetare te ekuipazhit.
Patrulla e Armatolos ishte pjesë e një ushtrimi aleat për kontrollin e flukseve të migrantëve në Egje. Anija greke vazhdoi rrugën pas incidentit pasi nuk kishte pesuar lëndime apo dëmtime.