TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më në fund ka një afat për përfundimin e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur se bisedimet me Shqipërinë do të jenë finalizuar në fund të Majit.
“Kur të diskutohet në parlament do të befasoheni”, ka paralajmëruar Kotzias gjatë një interviste radiofonike.
I pyetur nga gazetarët nëse negociatat janë pezulluar, Kotzias është shprehur se “ndodhemi në një çështje të fundit”, raporton Ora News.“Do të kemi mbledhje javët e ardhshme, ashtu siç parashikon Kushtetuta e vendit mik dhe komunikimi që bëri presidenti Meta me qeverinë e atjeshme. Kanë një procedurë të brendshme të vështirë. Besoj se deri në fund të majit do të jenë mbyllur esencialisht dhe formalisht edhe çështjet e fundit të hapura.
E dini, janë probleme që ekzistojnë që prej 70-80 vjetësh. Kur të vijë për diskutim në parlament do të befasoheni me ato që do të dëgjoni dhe me budallallëqet që bëhen nga të dy palët”, është shprehur Kotzias.