TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët ka përshëndetur live “patronazhisten” e tij të Partisë Socialiste, e cila sipas databazës së selisë rozë e ka cilësuar atë si votues i PS-së në vitin 2013.
Në sistemin e ‘famshëm’ të patronazhit për emrin e Presidentit, ky i fundit cilësohet si votë jo e “sigurtë” për Partinë Socialiste.
Në kategorinë preferenca është shkruar se ka LSI-në, ndërkohë që në censusin e brendshëm të selisë rozë të zhvilluar në vitin 2013, kreu i shtetit rezulton si votues i PS-së.
Këto të dhëna janë mbajtur shënim për PS nga patronazhistja me emrin Serjana Ferati.
Meta tha se ishte në dijeni të emrit të saj, madje shtoi se një gjë e tillë nuk i bënte përshtypje, pasi Presidenti ndiqet nga “500 fuksa”.
“Ma kanë çuar emrin dhe e përqafoj! Po presidentin e kanë në patronazh 500 fuksa dhe është shumë i lumtur për këtë gjë”, tha Meta gjatë konferencës.
