AKTUALITET, 15 Prill 2021, 14:55

“LSI, tre mandate të sigurta në Vlorë”- Myslimi: I kemi dyert të hapura për të gjithë

“LSI, tre mandate të sigurta në Vlorë”- Myslimi: I

Kandidatja e LSI-së në Vlorë, Grisejda Myslimi, ka bërë të ditur se Lëvizjes Socialiste për Integrim i bashkohen çdo ditë mijëra qytetarë, të rinj dhe të reja që sipas saj mezi presin ndryshimin.

Në një postim në Facebook, kandidatja e LSI-së thekson se dyert e LSI janë të hapura për të gjithë, ndërkohë që shton se 3 mandate janë të sigurta në Vlorë.

“LSI ? i ka dyert e hapura për të gjithë!

LSI i ka dyert e hapura për të gjithë. Çdo ditë na bashkohen me mijëra të rinj e të reja dhe qytetarë, që mezi e presin ndryshimin dhe që duan një Vlorëmë të mirë dhe një Shqipëri europiane dhe të begatë.

Nga Vlora e Pavarësisë nis fitorja e LSI-së.

LSI Bashkohu edhe TI

VOTO VAJZËN E VLORËS! VOTO NUMRIN 6!

LSI MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!”, thekson kandidatja e LSI.