AKTUALITET, 15 Prill 2021, 16:11

Trazira pas protestës së studentëve në Greqi: Molotov dhe kimikate, një polic i plagosur

Trazira pas protestës së studentëve në Greqi: Molotov dhe

Vijojnë episodet e dhunshmet në qendër të Selanikut. Në qytetin grek në protestuan me mijëra studentë që kundërshtonin ligjin për Universitetin si dhe vendosjen e forcave policore në pesë institucione universitare.

Sipas mediave greke, një grup njerëzish me fytyrë të mbuluar sulmuan forcat e policisë në rrugën Angelaki, duke hedhur gurë dhe koktejle molotovi.

Forcat e policisë u përgjigjën me granata dhe gaz në përpjekje për të ndaluar sulmin. Po ashtu raportohet për një oficer policie të plagosur, ndëra koktejlet e molotovit janë hedhur edhe nën një makinë, duke rrezikuar që shkaktonte ndonjë shpërthim në qendër të Selanikut.

Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit që shuan zjarrin poshtë automjetit