AKTUALITET, 15 Prill 2021, 14:47

Meta: Persona me rekorde kriminale janë pajisur me ID false në Korçë, mund të përdoren për zgjedhje

Meta: Persona me rekorde kriminale janë pajisur me ID false në

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se disa persona me rekorde kriminale me shtetësi maqedonase janë pajisur me ID false në Korçë duke ngritur dyshime se këto mund të përdoren për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai tha në lidhje me këtë skemë falsifikimi ka pasur disa zyrtarë dhe policë të arrestuar në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se askush nuk duhet të shkojë në qendrat e votimit me dokumente identifikimi të rreme.

“Në kuadër të mbrojtjes së zgjedhjeve të 25 Prillit nga manovrat mafioze i jam drejtuar organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse të shtetit shqiptar. Si presidenti jam vënë në dijeni të disa fakteve që lidhen me vepra të paligjshme që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor.

Në qarkun e Korçës, në disa bashki që janë të banuara kryesisht nga pakica kombëtare maqedonase shtetas me rekorde kriminale janë pajisur me pasaporta ose karta identitetit nga autoritetet vendore atje jo me të dhënat e tyre por të shtetasve të tjerë pa dijeninë e këtyre të fundit. Pas pajisjes me dokument identifikimi janë pajisur edhe në Maqedoni me dokumente identifikimi, Autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë shprehur se kanë zbatuar ligjin në lëshimin e dokumenteve. Ky rrjet është zbuluar në disa vende europiane.

Nga të dhënat e bëra publike në Maqedoninë e Veriut, duket qartë se kjo dukuria e ka zanafillën pjesërisht edhe në Shqipëri. Linjat e veprimit të paligjshëm mund të ngjiten edhe në nivelin qendror si drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile, Në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar disa funksionarë shtetërorë dhe hetimet po vijojnë. Përpara zgjedhjeve kam shqetësimin se veprimin kriminal mund të jetë shndërruar në mekanizëm për ndërhyrje në procesin zgjedhor për të votuar edhe në emër të emigrantëve që nuk kanë mundësi të vijnë në atdhe. Askush të mos shkojë në qendrat e votimit me dokumente identifikimi të rreme. I kam kërkuar prokurorisë. KQZ të nisin hetimet dhe verifikimet përkatëse”, tha Meta.