AKTUALITET, 7 Nëntor 2020, 14:58

Kryeministri i Bosnjës rezulton pozitiv me Covid

Kryeministri i Bosnjës rezulton pozitiv me Covid

Kryeministri i Bosnjës është konfirmuar i infektuar me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit Zoran Tegeltija që ka njoftuar se ai kishte virusin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit po vet-izolohen.

Ndër të tjera informacionet bëjnë me dije se kryeministri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në vetëizolim.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë, Bosnja ka regjistruar 1,457 vdekje dhe 59,427 raste me Covid.