AKTUALITET, 7 Nëntor 2020, 15:12

Kosova regjistron 12 viktima dhe 491 të infektuar me koronavirus

Kosova regjistron 12 viktima dhe 491 të infektuar me koronavirus

Kosovës të shtunën i janë​ shtuar 491 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,137 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të shtunën janë regjistruar edhe 66 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 6,634.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 23,425 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 744 pacientë kanë vdekur.