IDE, 23 Shtator 2022, 13:27

Ndjeni lotët e këtyre vajzave dhe rihapeni atë fole të bukur dijesh!

Ndjeni lotët e këtyre vajzave dhe rihapeni atë fole të bukur
Protesta e nxënëseve të "Mehmet Akif Ersoy"

Dhjetra vajza të dëshpëruara protestuan sot, pas vendimit të qeverisë shqiptare për të mbyllur kolegjin “Mehmet Akif Ersoy”.

Ministrja e Sporteve dhe Arsimit, Evis Kushi, me të shkuar të gjatë në mësimdhënie, deklaroi se ishte zbatuar ligji dhe vetëm ligji.

Ndjeni lotët e këtyre vajzave dhe rihapeni atë fole të bukur

Por në këtë rast ka funksionuar Maliqi. Ai që vepron me urdhër të Turqisë, e cila, sidomos prej të ashtuqujturit grusht shteti, ndaj presidentit Erdogan në korrik 2016. Dhe që merr përpara jo vetëm shkolla, siç është kjo që u mbyll dje, por edhe kopshti i fëmijëve i mbyllur pak ditë më parë.

Qeveria shqiptare po zbaton një urdhër të dhënë disa herë në “Sulltani”, vetë ose përmes ministrit të Jashtëm Mevlud Çavushoglu dhe Tirana thjesht po e bën fakt të kryer.

Ndjeni lotët e këtyre vajzave dhe rihapeni atë fole të bukur

Do të doja që, sot, mes atyre vajzave të përlotura dhe të dëshpëruara të “Mehmet Akif Ersoy” të shihja ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili, më 19 tetor 2018, do t’i përgjigjej homologut turk për “terroristët turq” në arsim se: "Është ai qëndrim i njohur që ka të bëjë me ADN e kombit shqiptar, me parimin e laicitetit që ishte parim udhërrëfyes i rilindasve tanë, i etërve themelues të shtetit shqiptar. Do të ishte absurde që të mendohej që shteti shqiptar të mund të përfshihet në çështjet fetare, e jo më vend i huaj, qoftë edhe një vend mik siç është Turqia”.

Ndjeni lotët e këtyre vajzave dhe rihapeni atë fole të bukur

Sot, Shqipëria, jo vetëm që ka rrëzuar laicizmin e etërve të kombit, por ka shkatërruar një fole dijesh, me të cilën është krenuar. Sepse ky rrjet kolegjesh private ka qenë dhe mbetet për shumë shqiptarë, vendi ku është nxënë dija, ku kolegjistët kanë vijuar studimet në universitet më të mira të botës dhe kanë nderuar veten, familjet dhe atdheun.

Mision që nuk mund ta bëjë shkolla publike shqiptare e shkatërruar nga qeveritë e korruptuara që, pasi ngritën piramidat arsimore të tipit “Kristal”, tani mbyllin të vetmet vatra të dijes.

Ndaj, shikoni dhe ndjeni lotët e këtyre vajzave të dëshpëruara dhe thirrini mendjes: rihapeni atë fole të dijes, bëjini këto krijesa misionare të të nesërmes dhe jo qenie të pashpresa rrugëve të botës.