TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria ka një rast ideal për Ringjallje nëse operacioni për pastrimin e saj do të vijojë me intensitet guxim dhe mbështetje morale e politike.
Momenti për pastrim ka ardhur si dhuratë nga qielli (SKY). Zbërthimi dy vjet më parë i rrjetit të komunikimit SKY Ecc që pretendonte se ishte i pazbërthyeshëm ka nxjerrë në pah të dhëna tronditëse për Shqipërinë.
Nga 62 mijë përdorues të Sky ECC në gjithë botën, 18 mijë janë shqiptarë. 8 mijë vetëm në Shqipëri. Gjuha e dytë më e përdorur në këtë rrjet, pas anglishtes vjen gjuha shqipe!
Zbërthimi i rrjetit të komunikimit i përdorur nga trafikantët e drogës, tregon për “shtetin brenda shtetit”.
Trafik droge, pastrim parash, vrasje, emërime, shkarkime, vendime, licensa, status investitori strategjik, leje ndërtimi, tendera, ndikim në hetime, ndikim në vendime gjykatash në të gjitha nivelet...Në këtë llum janë përfshirë prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, deputë, politikanë, zyrtarë….
Kanë menduar se janë të sigurtë sepse përdoruesit e SKY Ecc përdornin një telefon të veçantë me çmim 2000 euro dhe paguanin tarifën 1200 Euro në vit. Janë ndjerë të sigurtë sepse mesazhet fshiheshin automatikisht dhe të krijohej përshtypja që asnje gjumë nuk ka mbetur. Por autoritetet belge kanë arritur të futen në serverat e kompanine dhe sot kanë gjithë arkivën e komunikimit.
Duke parë intensitetin e përdorimit, Europol ka ngritur një njësi të posaçme për Shqipërinë.
Nëse shohim se çfarë ka ndodhur si pasojë e zbërthimit të komunikimeve te SKY Ecc në Malin e Zi, vetëm mund të imagjinojmë cunamin që do të mbërrijë në Shqipëri.
Deri tani nga SKY Ecc në Mal të Zi janë arrestuar:
ish-kryetarja e gjykatës së Lartë
ish-prokuror special i shtetit
ish-drejtor i përgjithshëm i policisë
ish-zv.drejtor i përgjithshëm i policisë
ish-kryetar i bashkisë së Budvës
Si dhe 14 ish drejtorë qendrore e qarqesh të policisë, shefa sektoresh e oficerë të lartë policie.
Në Shqipëri deri më tani është arrestuar vetëm në oficer i lartë policie, por implikimi nuk është në ato nivele siç sugjeronte sot një zv/minister që mund të bëhet “vetëpastrim”! Peshku është qelbur në kokë.
Dhe behet fjalë për “dy mandatet e fundit”
Komunikimet që janë në dorë të autoriteteve të disa vendeve të BE-së i përkasin periudhës 2015-2021.
Dhe lëmshi nisi të shtjellohet më 9 mars të 2021. Rreth orës katër pasdite, policia belge kreu 200 bastisje, arrestoi 48 persona, sekuestroi 1.2 milionë euro kesh dhe 17 ton kokainë. Mes të arrestuarve pati avokatë, oficerë policie, të punësuar në prokurori, zyrtarë publik, zyrtarë taksash, administratorë spitali.
Tre ditë më pas Departamenti Amerikan i Drejtësisë lëshoi urdhër arresti për drejtorin ekzekutiv të kompanisë SKY Ecc. Më 19 mars website i SKY Ecc u mbyll dhe u sekuestrua nga FBI.
Janë intercceputar 1 miliardë mesazhe dhe pjesën e luanit në përdorim e ka Shqipëria. Ka ende punë për "zbardhjen", struktura e grupeve kriminale, mënyra e funksionimit, llogaritë bankare dhe kontaktet e korruptuara janë në dorë të autoriteteve.
A do të jetë “dhurata nga qielli” shansi për ringjallje?
Ky nuk është vetëm testi për drejtësinë e re, por edhe sfida për gjithë shoqërinë.
Është momenti që kërkohet përgjigje për pyetjen: kur do të përballet me drejtësinë “shteti brenda shtetit”?