TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Bulqizës ka raportuar se një 60-vjeçar nga lagjia Allmete e Bulqizë, Kadri Duriçi, rezulton i humbur prej më shumë se 40 ditësh.
Sipas policisë familjarët e Duriçit kanë bërë një denoncimin për zhdukjen e 60-vjeçarit, ndërkohë që ka nisur hetimi për këtë çështje.
Të gjithë familjarët e të moshuarit kanë kanë shprehur shqetësimin dhe dyshimet e tyre për zhdukjen e 60 vjeçarit, dhe janë të shqetësuar se çmund të ketë ndodh me të prej më shumë se një muaj.
Sipas një prej të afërmëve të Kadri Duriçit, Abaz Pepa shprehet se që prej ditës që kanë bërë denoncimin në policinë e Bulqizës nuk kanë marrë asnjë informacion.
Pepa i ka bërë thirrje policisë të zbardhë ngjarjen si dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga banorë të zonës që mund të kenë parë 60 vjeçarin gjatë kohës që është larguar nga shtëpia.