TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në qytetin e Elbasanit është djegur pjesërisht një makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.20 të natës së sotme. Mjeti tip BMW, është në pronësi të shtetasit L.Ç 40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Qemal Stafa dhe policia dyshon për zjarrvënie te qellimshme
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 04:20, në lagjen "Qemal Stafa", Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip "BMV" , me targë AA 099OJ, në pronësi të shtetasit L.Ç , 40 vjeç , banues në lagjen "Qemal Stafa"Elbasan.
Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit.
Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Vijon ende puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.