TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i rindërtimit nga tërmeti dhe fatkeqësive të ndryshme që ndodhin në Shqipëri, Arben Ahmetaj, duket se ka reflektuar thellë, pas publikimit në TPZ.al të fotografive, ku ai shfaqej në takimet e Edi Ramës me një xhup të koleksionit të fundit, të firmës luksoze Moncler, plot 1100 euro.
Ahmetaj është shfaqur paraditen e sotme në krah të Ramës dhe Veliajt, me një pallto gri, të një firme të paidentifikuar, shumë larg shkëlqimit të Monclerit francez dhe ka zhvilluar takime me banorët e prekur nga tërmeti.
Lajmi se ministri mbante të veshur këtë plaçkë luksi, që linte shumë mbrapa edhe vetë Edi Ramën, njeri që shquhet për shije të holla kur vjen puna tek veshjet, bëri mjaft bujë dhe shkaktoi reagime të shumta, kjo edhe për shkak se xhupi i Ahmetaj ka vlerë të barabartë me pagën mujore të një drejtori në administratë, apo të disa punëtorëve bashkë nëpër fabrika, apo fasoneri.
Shihni më poshtë fotografitë e Ahmetajt, që e ka zhdukur nga qarkullimi Monclerin dhe është "zhytur" brenda një palltoje gri, që nuk paraqet asnjë logo identifikuese.
/TPZ.al/
