TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk është një moment i thjeshtë për Ronaldinho, që duhet të bëjë llogaritë me një gjobë të rëndë, gati dy milionë euro, për shkak të abuzimeve me ndërtimet, disa vjet më parë, me “Reno Construcões e Incorporacões”, në pronësi të tij e vëllait Roberto de Assis Moreira.
Sipas asaj që bën të ditur “Folha de S. Paulo”, ish-kampioni i Barcelonës dhe Brazilit nuk e ka shlyer detyrimin e për këtë motiv i është tërhequr pasaporta për ta ndaluar të largohet nga Brazili.
Sipas avokatit të Ronaldinho, ish-lojtari disa muaj më parë ka arritur një akord për të paguar gjobën me këste: në realitet, borxhi prej gati dy milionë euro është krejtësisht për tu shlyer e, për këtë motiv, i janë bllokuar 57 pronat e blera ndër vite.