AKTUALITET, 20 Maj 2018, 12:39

FOTOT/ Shtëpi në rrezik shembje dhe mure të plasaritura, pasojat që ka lënë tërmeti i fuqishëm në Vlorë

Vlora gjatë natës është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka terrorizuar banorët.

Sipas informacioneve mësohet se epiqendra ka qenë në disa fshatra të Vlorës, ku dhe lëkundja ka qenë më e fortë.

termeti ne vlore1

Banoret e fshatit Bashaj dhe rrethinave të kësaj zone janë terrorizuar nga lëkundjet kanë vijuar për disa minuta, deri në mesnatë.

termeti ne vlore

Sipas informacioneve tërmetet e rëna të njëpasnjëshme kanë dëmtuar disa objekte.

Mësohet se në orët e paradites ka shkuar për inspektim dhe Prefekti Flamur Mamaj.

termeti ne vlore

DETAJET

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.8 ballë janë ndjerë mbrëmjen e së shtunës në Vlorë dhe në zonat përreth.

Tërmeti u regjistrua në orën 20:14 minuta me epiqendër 17 km nga Orikumi dhe 24 km nga Vlora.

Lëkundjet raportohet se janë ndjerë edhe në Gjirokastër, Tepelenë dhe Memaliaj