AKTUALITET, 20 Maj 2018, 12:04

FOTOT/ I veshur sportiv dhe në krah të bashkëshortes, ku po e kalon fundjavën ambasadori Lu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu me bashkëshorten e tij, kanë qenë ditën e djeshme për një vizitë tek Kopshti Zoologjik në Tiranë.

32892508_876618215859706_1858472592822763520_n

Çifti amerikan së bashku me një grup nxënësish të huaj që banojnë në Tiranë, kanë vizituar ambientet e ndryshme të Kopshtit Zoologjik.

Ambasadori amerikan ka ndjekur me kureshtje edhe lojërat apo eksperimentet në natyrë të të rinjve.

33236790_876618729192988_5436365532200697856_n

“ZooPark çdo javë pret vizita, orë mësimi, praktika e aktivitete. Së bashku me GreenLineAlbania i japim hapësirë edhe takimeve me nxënës të huaj me banim në Tiranë, shpjegojmë kuriozitete, dëgjojmë e bashkëbisedojmë për projektet”, sqaron Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e cila kujdeset për t’i dhënë ZooPark një pamje dhe një mjedis mikpritës për çdo vizitor.

33040821_876618432526351_3715875524040458240_n