TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD, Edi Paloka ka dal sot në një deklaratë për mediat ku ka hedhur edhe një herë akuza kundër qeverisë për rastin Xhafaj.
Paloka në deklaratën e tij, thotë se Rama po zbaton një skenar për të mbyllur hetimet për të mos vënë para përgjegjësisë vëllain e ministrit.
Pjesë nga deklarata
Edi Rama po zbaton një skenar kriminal duke mbyllur hetimet pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të Brendshëm.
Rama nuk ka treguar se cila është kjo agjenci. Dhe Xhafaj tha të njëjtën gjë, por nuk tregojnë se cila është kjo agjenci.
Asnjë agjenci e specializuar nuk mund të bëj këtë pasi nuk mund të bëj të zezën të bardhë.
Rama dhe Xhafaj e di që zëri i është i vëllait të tij. Ai nuk u është përgjigjur gazetarëve për agjencinë që ka bërë këtë ekspertizë.
Xhafaj po qëndron në pushtet për të prishur këto prova , me kukullat e tij në Prokurori. Prandaj duhet të bashkohemi të shtunën së bashku që të rrëzojmë këtë qeveri. Duam një qeveri që të jetë e denjë për të hapur negociatat. Duam një drejtësi të vërtetë dhe jo një drejtësi të kapur. Prandaj ftoj të gjithë qytetarët të shtunën në orën 11 në protestë.