AKTUALITET, 12 October 2026, 17:28

Pretendon se ka kaluar afati ligjor, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon shuarjen e dënimit

Pretendon se ka kaluar afati ligjor, ish-Prokurori i Përgjithshëm

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar parashkrimin e dënimit të dhënë ndaj tij, me pretendimin se ka kaluar afati ligjor për ekzekutimin e tij.

Kërkesa e Llallës është bërë publike në listën e kërkesave penale që lidhen me parashkrimin.

Llalla, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare, kërkon që çështja e tij të shqyrtohet në raport me afatet ligjore të parashkrimit të dënimit.