AKTUALITET, 1 Maj 2018, 17:13

I ikën papritur nga shtëpia vajza 14-vjeçare, nëna alarmon policinë

I ikën papritur nga shtëpia vajza 14-vjeçare, nëna alarmon
Një 34-vjeçare banuese në Tiranë ka bërë një kallëzim në polici se vajza e saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Policia ka nisur punën për gjetjen e vajzës.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.04.2018, shtetësia A.C., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza e saj B.C, vjeçe 14, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme