AKTUALITET, 14 Janar 2021, 21:27

Basha zbulon strategjinë e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit

Basha zbulon strategjinë e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar detaje nga strategjia e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit. Basha tha se i gjithë kampi opozitar është i bashkuar dhe se do të jetë një koalicion ndërsa ndarja e listave do të jetë në funksion të maksimalizimit të votës.

“Me 25 prill nuk bëhet fjalë për zgjedhje të zakonshme, bëhet fjalë për një udhëkryq historik. Sfida e Partisë Demokratike është ta konturojmë ndryshimin që kërkojnë sot shqiptarët në unison, pa dallim nga përkatësia partiake.

Opozita është e bashkuar që në fillim të kësaj beteje për t’i hapur rrugë ndryshimit. Nuk mund të vijë ndryshimi pa u larguar Edi Rama.

Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion dhe 1 qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj” – tha Basha.

I pyetur se cili është kandidati i opozitës për kryeministër ai tha se ai do të marrë përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë në rast fitoreje