AKTUALITET, 7 Shtator 2020, 13:37

“I ati kishte bërë planin e vrasjes”, dëshmitari: Eglantina më kërkoi ndihmë, i vëllai më kërcënoi

“I ati kishte bërë planin e vrasjes”, dëshmitari:


Detaje të tjera janë mësuar nga ngjarja tragjike që ndodhi në Malin me Gropa, tetë vite më parë.

Dëshmitari i mbrojtur ka treguar pjesë të tjera të historisë nga çastet e fundit të Eglantina Bucit.

ABC News ka siguruar pjesë nga dëshmia e tij.

I penduari i drejtësisë ka treguar se babi i vajzës, Faik Buci e kishte bërë planin për të vrarë vajzën.

Shpesh, ai e ndiqte me motor. Një ditë vajza sapo zbriti nga autobusi teksa shkonte tek shtëpia e xhaxhait të saj pa që i ati po e ndiqte.

Për t’i shpëtuar i humbi nga sytë dhe humbi mes njerëzve.

“Ditën që Shkëlzeni kreu vrasjen na mori të dyve në makinë. I kërkonte llogari Eglantinës.

Do të më tregosh gjithçka ke bërë dhe do të lë rehat të shkosh. Vajza i tha se ja kishte treguar të gjitha.

Kur po iknin për në Malin me Gropa, sapo kaluam gurotet, Eglantona më kërkoi ndihmë,” rrëfen dëshmitari.

Po ashtu, ai thotë se 23-vjeçarja i kërkoi ndihmë.

“Më tha ‘Foli këtij. Më ndihmo. Ky nuk është mirë, do bëj ndonjë gjë. Nuk është në terezi’.”

Shkëlzeni, sipas tij, i kërkoi llogari se pse kishte ikur nga shtëpia dhe e kishte pyetur se pse u mori lekë.

Ndërsa vajza i tha:

“Ju më martuat me një njeri që nuk e doja. Lekët mi morën se më droguan.”