AKTUALITET, 4 Maj 2019, 20:21

“Qeveria po pushton universitetin”, pedagogu i njohur ngreh këmbanat e alarmit

“Qeveria po pushton universitetin”, pedagogu i njohur ngreh


Në konferencën e mbajtur me praninë e kreut demokrat, Lulzim Basha, ish-europarlamentares, Doris Pack, dhe akademikëve të tjerë të njohur në vend, pedagogu Mark Marku në fjalën e tij, ngriti disa shqetësime për arsimin e lartë.

Marku u shpreh se, qeveria po pushton universitetin, ndërsa shtoi se kërkimi shkencor është i dobët, dhe se autonomia e universitetit po zhduket.

“Gjendja në universitet është katastrofike. Nuk ka kërkim shkencor, ai është shembur. Kur shembet kërkimi shkencor, ka rënë universiteti, ka rënë tempulli i dijes. Universitetit po i hiqet autonomia dhe ky është tjetër aspekt që dëshmon rënien e aulave universitare. Qeveria po pushton universitetin”, tha Marku.