TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Igli Tare vazhdon të jetë një nga drejtorët sportiv më të pëlqyer në Itali dhe jo vetëm, e kjo vihet e nga interesimi i shumë klubeve për shërbimet e tij. Duke parë aftësitë që Tare ka në përzgjedhjen e talenteve, klubi i Lacios ka menduar t’i ofrojë rinovimin, me një rritje page marramendëse.
Në fillim, u raportua se Tare do të përfitonte diku te rreth 1 milion euro në sezon, por prestigjiozja italiane “Il epo”, raporton se Tare do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon, pagë kjo shumëfish më e lartë se fillestarja e tij.
Ai do të ketë mundësi që të blejë futbollistë të tjerë në çdo merkato, deri në sezonin 2020 kur edhe i përfundon kontrata. Igli Tare njihet për zbulimin e shumë talenteve dhe afrimin e lojtarëve që sot po bëjnë diferencën në Europë. Disa nga lojtarët që drejtori sportiv shqiptar, ka transferuar te Lacio, janë Klose, De Vraj, Anderson dhe lojtari më i kërkuar i momentit, Milikonviç-Saviç.