AKTUALITET, 19 Maj 2019, 18:06

LAJM I FUNDIT/ Aksidentohet autobusi i nxënësve të shkollës së Orikumit me një automjet, detajet e para

LAJM I FUNDIT/ Aksidentohet autobusi i nxënësve të shkollës


Një aksident ka ndodhur pak më parë në Orikum të Vlorës, ku një autobus është përplasur me një makinë tip “Fiat”.

Nga fotot shikohen dëme të shumta materiale.

Nga kjo përplasje ka mbetur i lënduar vetëm shoferit i “Fiatit”, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga autobusi, pasi nxënësit e shkollës së Orikumit zbritur.

Policia ndodhet në vendngjarje për shkaqet e aksidentit.