AKTUALITET, 18 Korrik 2019, 17:59

Humbi bastin me shqiptarin dhe gjermanin, Mesut Ozil kthehet në biond platin (FOTOT)

Mesfushori i Arsenal Mesut Ozil ka habitur gjithë fansat e tij duke lyrë flokë të bardha platin.

Përmes një videoje, Ozil ka zbuluar se përse e kishte ndërmarrë veprimin e çuditshëm.

Ozil ka treguar se gjithçka lidhet me një bast të vendosur me shokun e skuadrës Aleksandre Lakazet.

“Humba një bast: sfidën e goditjes së traversës: unë, Kolashinac dhe Shkodran Mustafi”.

Tani presim që edhe Mustafi dhe Kolashinac të respektojnë bastin.