AKTUALITET, 18 Korrik 2019, 17:20

Gjykata iu jep mandatin dy kryebashkiakëve në Jug

Gjykata iu jep mandatin dy kryebashkiakëve në Jug

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, në seancat gjyqësore të ditës së sotme vendosi të pranojë mandatin e kryebashkiakes së Delvinës, Majlinda Qilimi, dhe Adrian Gurma, për bashkinë Sarandë.

Kristo Kico i Finiqit nuk e ka marrë mandatin sot pasi u shty për shkak se është bërë një ankesë në Kolegjin zgjedhor për parregullsi.

Në asnjë seancë gjyqësore nuk është pranuar kërkesa e opozitës për të qenë si palë e tretë në seancat gjyqësore. Avokati i opozitës Robert Haxhi e ka quajtur shkelje pengimin e tyre në seancën gjyqësore ndërsa u shpreh se do ta ankimojnë në të gjitha shkallët e gjyqësorit.