TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një burrë 60 vjeç në lindje të Francës tha se është habitur kur ka zbuluar se fotografia e këmbës së tij të amputuar është përdorur në pako cigaresh pa pëlqimin e tij.
Fotografia është nxjerrë në paketat e cigareve brenda Bashkimit Evropian, së bashku me mesazhin: “Pirja e duhanit i bllokon arteriet”.
Por, burri shqiptar, i cili jeton në Metz, tha se ka humbur këmbën e tij si pasojë e një sulmi në Shqipëri në vitin 1997. Avokati i tij po kontakton me Komisionin Evropian për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Djali i tij zbuloi foton që mbante djegie dhe plagë të njohura – kur bleu një pako me duhan vitin e kaluar në Luksemburg, raportojnë mediat franceze. Ai e çoi pakon me duhan në shtëpi te familja dhe babai i tij ka konfirmuar se fotografia është pamje e këmbës së tij, shkruan BBC.
Ai tha se nuk është pajtuar kurrë që fotografia e tij të përdoret. Ai beson se ajo është marrë në një spital lokal, ku ai ka qenë për vizitë për të parë nëse mund të pajiset me protezë.
“Është e pabesueshme që një person e gjen veten, pa pajtimin e tij, në paketimet e cigareve në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha avokati i tij, Antoine Fittante.
“Klienti im ndihet i tradhtuar, i prekur në dinjitetin e tij, duke parë aftësinë e tij të kufizuar në një pako cigaresh, duhet të pranojmë se nuk është shumë e këndshme”.
Z. Fittante i ka shkruar spitalit, për të zbuluar se si përfunduan fotografitë duke u përdorur. Komisioni Evropian po kontaktohet pasi është përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla në të gjitha paketat e cigareve të BE.
Avokati i shqiptarit tha se Komisioni zakonisht përdor fotografi nga një bazë të dhënash, të cilat janë verifikuar dhe publikuar me pëlqimin e personit të paraqitur.
