AKTUALITET, 18 Korrik 2019, 15:53

Ndalohet në Vjenë vëllai i kryeministrit të Kosovës, deputeti Haradinaj

Ndalohet në Vjenë vëllai i kryeministrit të Kosovës,

Deputeti i AAK-së, vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Dauti, është ndaluar në Vjenë për shkak të fletë-arrestit të Serbisë.

Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Dauti.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.