AKTUALITET, 30 Nëntor 2019, 10:57

Humbën jetën nga tërmeti, qeveria shqiptare fond të veçantë edhe për dy vëllezërit nga Gjilani

Humbën jetën nga tërmeti, qeveria shqiptare fond të


Familjet që kanë humbur njerëzit e tyre në tërmetin e 26 nëntorit gjithashtu do tu akordohet direkt një përkrahje financiare prej 1 milionë lekësh të reja për çdo familje dhe përballimin e shpenzimeve të varrimit.

Përkrahjen prej 1 milionë lekësh të reja do ta marrin dhe dy familjet e Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani që humbën jetën nga tërmeti.

Kryeministri Rama e bëri të ditur këtë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahjeje financiare prej 1 milionë lekësh të reja për çdo familje dhe përballimin e shpenzimeve të varrimit. Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrin të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milionë lekësh të reja nga ky vendim.”